Rreth nesh
“Delta Doni” lindi si një biznes i vogël familjar në një godinë pranë shtëpisë në vitin 1994, ku grumbullohej qumësht nga fermerët e fshatit. Artikujt e parë të prodhuar nga kompania kanë qene kosi në shishe qelqi dhe djathi i bardhë. Në vitin 1999 me rritjen e kërkesës për produkte, pronarët e kompanisë blenë një godinë në Gorre, Lushnje, aty ku kompania operon edhe sot. Po këtë vit, u ble një linjë për prodhimin e kosit edhe djathit kackavall.
Në vitin 2007, kompania bleu edhe markën tregtare të fabrikës së përpunimt të qumështit “Ajka” në Tiranë, dhe një vit më vonë futi edhe linjën e prodhimit të qumështit me shishe UHT (Ultra High Temperature). Përgjatë viteve 2013-2014 “Ajka & Delta Doni”u zgjerua edhe me linjën “Tetra Pak” në produktet e qumështit me kuti UHT.


Në vitin 2020 kompania ka kryer edhe një investim në: “Pajisje makineri dhe mjete pune për: Nxehjen dhe pasterizimin, ndarjen, sterilizimin, homogjenizimin, UHT” ku një pjesë e investimit është financuar nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA II) 2014 – 2020 në fushën e Politikave të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (IPARD II) – Thirrja e parë”
Me një eksperiencë tashmë 25-vjeçare në tregun agro-ushqimor dhe industrial, kompania “Ajka & Delta Doni” ka ndërtuar një reputacion të fortë për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve të saj. Gjatë këtyre viteve, fabrika ka zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht proceset e saj të prodhimit dhe përpunimit, duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe standarde të larta të sigurisë ushqimore. Përvoja e gjatë në këtë sektor i ka lejuar kompanisë të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me fermerët lokalë dhe furnizuesit, të cilat janë të bazuara në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Kjo eksperiencë ka ndihmuar gjithashtu kompaninë të kuptojë dhe t’i përgjigjet më mirë kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve, duke ofruar produkte të freskëta dhe me vlera të larta ushqyese.